• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aurela Hoxha tregon për rolin në film: Jam çift, do të ketë skena ‘hot’

Aurela Hoxha është zgjedhur për filmin e ri ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’, seria e tretë e filmit të regjisorit Ekrem Kryeziu. Përveç Diellza Kolgecit, Florian Agalliut dhe Çun Lajqit, konfirmohet roli i Aurela Hoxhës. Fashionistja tha për ‘Summer Pages’ se do të ketë një rol kyç që fillimisht duket negativ por në fund del ndryshe. Ajo tregoi se do të ketë skena hot, ashtu si skena e Diellza Kolgecit që është përfolur shumë në ‘Bjeshkët e Nemuna 2’. ‘Unë në film jam e lidhur, jam çift, ndaj edhe do të ketë skena të tilla. Megjithatë është ende herët, gjithçka mund të ndryshojë.’ Xhirimet kanë nisur para disa ditësh. Kjo nuk është hera e parë e Aurela Hoxhës si aktore, pasi më parë ka qenë pjesë e filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. Ajo shpjegoi se ftesën për këtë film ia kanë bërë me një telefonatë, dhe ajo nuk mundte të refuzonte.

aurela-1_1472310256-1592361

CLOSE
CLOSE