Aurela Hoxha, një modele karriere dhe fashion- blogere, e ka një zgjidhje për t’u ndjerë vetvetja. E ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ajo ka thënë se Shqipëria nuk ta ofron këtë gjë, e ndaj preferon të shkojë vazhdimisht jashtë shtetit.
“Zgjidhja është të marrësh avionin e parë dhe të shkosh në një vend që nuk të njohin, ku ti mund të kënaqesh e të ndihesh e lirë. Jo gjithnjë mund të dalësh pa grim, apo me flokët e kapura; në Shqipëri situata të tilla janë të sikletshme, sepse edhe nëse je tek kafja e lagjes padyshim që do thonë: Si ia ka lejuar vetes të dali kështu!”
E pyetur se çfarë bën në rastet kur patjetër i duhet të jetë në Shqipëri, ajo ka shtuar duke qeshur “Përpiqem t’i evitoj vendet publike. Frekuentoj ambientet e punës më së shumti, sepse jo gjithnjë ia del të jesh në formë. Zgjidhje mund të jetë edhe një kafe turke me mamin, në shtëpi, pse jo! Prandaj edhe i dua vendet jashtë, aty ku njerëzit, të famshëm dhe jo, janë të gjithë të lirë”,ka thënë Hoxha./Telegrafi