Shpeshherë Aurela Hoxha është bërë objekt diskutimi për linjat perfekte që, me gjasë, janë falë ndërhyrjeve estetike. Përveç ndërhyrjeve në buzë, Aurela ka thënë gjithmonë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në trupin e saj, por ja që një pjesë e ndjekësve vazhdojnë të mbeten ende skeptikë.
Natyrisht, këto hamendësime, Aurela i ka marrë gjithmonë me të qeshur, por siç tha ajo sonte në Dance with Me, kanë filluar të bëhen serioze: “Është një pyetje që shpeshherë e kam kthyer me shaka, por po shoh që po bëhet serioze. Mes komenteve, lexova një vajzë që tha “pse nuk publikon foto nga fëmijëria?”.
Ja po i postoj edhe fotot kur kam qenë e vogël, 13 vjeç. Pa brinjë kam qenë edhe atëherë, kam lindur pa brinjë…” – tha Aurela duke i mbyllur një herë e mirë zërat për këtë çështje.