Aurela Gaçe ndan dhimbjen me fansat…


Ylli i muzikës Aurela Gaçe ka treguar sot një histori personale e të dhimbshme nga jeta. Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, Aurela gjeti një mënyrë shumë speciale për të bërë dhe ajo pjesën e saj të sensibilizimit. Me një status shumë të ndjerë, këngëtarja kujtoi njerëzit e dashur të zemrës, që fatkeqësisht nuk jetojnë më. “Kjo ka ndodhur para 6 vjetësh. Një super suprizë që sot ngelet një nga kujtimet më të bukura për shumë arsye. Tani njëri nga dajot e mi, ai i miri shumë, nuk është më në jetë, e rrëmbeu ajo sëmundje që na rrëmben njerëzit tanë më të shtrenjtë, hallën e tezen time që aq shumë i doja (tetori #lufta kundër kancerit të gjirit). Le të shërbejë ky postim që të na kujtojë të bëjmë ato kontrollet e shkreta, Le të shërbejë ky postim për të gjithë ata që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur e të kujtohemi se… Jeta është kaq e shtrenjtë e kaq e shkurtër. T’i marrim çfarë mundemi. Ta jetojme çdo ditë”, ka shkruar Gaçe.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password