Duke qenë nja nga këngëtaret më të preferuara të shqiptarëve, Aurela Gaçe e ngre zërin shpesh për kauza e mesazhe të ndryshme. Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto nga koncerti i ‘Tre Musketierëve’, të cilën e ka modifikuar me ‘photoshop’, duke zgjatur veten. Një fenomen shumë i përhapur ky kohët e fundit. Ndaj dhe Aurela ka diçka për të thënë: “Zoti e di pse më beri 1.60cm. Ai edhe mund të më bënte “2 metra femër”(si kjo tjetra në foto) por ja që dikujt i dha diçka që unë se kam, edhe mua më dha diçka tjetër. Secili nga ne është unik. Lum kush e kupton, edhe e di sa rehat që është pastaj. Obobo”./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BUPoI2OA1yD/?taken-by=aurelagaceofficial