Aurela Gaçe pret të bëhet së shpejti nënë. Këngëtarja ka postuar pak minuta më parë një foto ku tregon sesa i është rritur barku, por nga ana tjetër saqron se çdo krijesë që vjen në jetë është një mrekulli. Ja statusi i plotë i këngëtares:
“Djalë a vajzë? Kjo është cështja
# 32 javë# Ajo zemra e vogël që në javët e para i dëgjojmë vetëm rrahjet, vjen e rritet e formohet në mënyrën më të bukur e më të mahnitshme të mundshme bashkë me të gjitha organet e tjera, me gjymtyrët e vogla që lëvizin e lumturojnë nënën në çdo moment që i ndjen …Zot , kjo është ndjesia më e bukur e lutem për cdo grua e cdo cift të ketë mundësinë e të qënurit prind.
Cdo jetë që vjen në jetë është mrekulli. Nuk i kuptoj dot ata njerëz që duan edhe përzgjedhje në gjini, ata që më pyesin se cfarë pres e thartojnë turinjtë kur marrin vesh që brenda meje rritet një vajze. A thua do ta rrisin ata?? A thua do ta kenë ata “barren” për ta edukuar si duhet që të përballojë jetën. Unë vajze Linda e nuk më ka penguar asgjë të bëja realitet gjithcka doja për veten time. Mund ta kisha më të lehte në një shoqëri si e jona nëse do të isha djalë?? Se besoj. Shumë mundësi do të kishte të bëja karriere si “i forti i lagjes “? Ose mundet përsëri në skenë të bëja dicka ….por Zoti nuk bën gabime.. dhe ai zgjodhi të isha kështu. Mund të jesh djalë e ti sjellësh probleme familjes e po ashtu të jesh vajzë e të bëhesh krahu më i fortë i familjes tende. Ose anasjelltas.
Cdo jete që vjen në jetë është MREKULLI. ESHTE BEKIM. ESHTE PASURI.”…