Ata krijuan një skuadër shumë interesante dhe çdo të shtunë klubi i tyre “Crazy Calvin”, ishte një nga ambientet argëtuese më “in” të Tiranës. Por pas mbylljes së klubit Aurela dhe vëllezërit korçar e kanë ruajtur miqësinë mes tyre, por nuk ngurrojnë edhe të këndojnë sëbashku në ambiente të tjera argëtuese. “Në këtë moment me mikeshën tonë Aurela Gace gati për të filluar mbrëmjen jazz music”, shkruan Stefi në rrjetet sociale.