• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Askush nuk e dinte, por dy këngëtarët shqiptarë kanë lidhje gjaku

Armir Shahinin e njohim si anëtar të grupit “WSF”, një nga grupet muzikor më të suksesshëm. Ndërsa Anjeza Shahinin e njohim si një nga këngëtaret më të dashura të skenave shqiptare, pavarësisht se ka kohë që është shkëputur nga muzika. Ajo që nuk dinim për ta është fakti që janë kushërinj të parë.

Sipas ‘Icon Style’, i ati i Anjezës dhe i Armirit janë vëllezër. Po i njëjtin burim ka zbuluar se njohja e Mirit të ‘WSF’ me bashkëshorten e tij gjermane Rabean ka ndodhur në dasmën e motrës së Anjezës e cila u martua me shtetas gjerman. Bashkëshortja e këngëtarit është kushërira e bashkëshortit të motrës së këngëtares./revistawho.com

CLOSE
CLOSE