Disa tipologji meshkujsh si artistë, biznesmenë apo mjekë na bëjnë gjithmonë të ëndërrojmë për ta. Por, për fat të keq, krahas stereotipit të tyre, që shfrytëzohen nëpër libra apo kinema, realiteti është një tjetër. Le ti hedhim një sy më të detajuar profileve të tyre për të kuptuar më shumë.
Aktorët
Si na duken ne: ai është i bukur i ëmbël dhe i ndjeshëm. Në krahët e tij, ju ndjeheni si një yll në tapetin e kuq. Ai ju dedikon pa fund vargjet e Shekspirit duke ju parë thellë në sy. Misterioz dhe pasionant, ai ju bën për vete ende pa mbaruar gotën e mohitos.
Realiteti: të ndjeshëm, po, por vetëm disa prej tyre. Do t’ju pëlqente të shikonit më shumë nga ana e tij mashkullore. Nëse do të gjendeni përballë një problemi të vërtetë, vështirë se ai do të eci përkrah jush dhe kur vjen puna për martesën, ai largohet nga sytë këmbët. Egocentrik dhe egoistë, ata nuk marrin në konsideratë asnjë nga nevojat tuaja. Në skenë sigurisht ata paraqiten si shërbëtorë me kohë të plotë dhe shumë prej tyre jetojnë akoma me prindërit e tyre.
Biznesmenët
Si na duken ne: fin, plot nur, ai duket tipi i mashkullit që është i zoti për gjithçka në jetë. Ai di të menaxhojë bizneset e tij kudo në botë, gjen mundësi të reja e gjitha kjo për shkak të aftësive të tij të lindura. Edhe pse gjithmonë midis avionit të tij privat dhe takimeve të rëndësishme ai e gjen gjithmonë kohën të takojë ty.
Realiteti: i ftohtë dhe kalkulator, ai do t’u marrë për darkë me vete si një “bizhu”, që tu bëjë përshtypje kolegëve të tij të partnerëve. Në vend që të kalojë kohë me ju ai do t’u ofrojë dhurata shumë të shtrenjta, për t’ju kërkuar ndjesë që s’ka asnjë vëmendje ndaj dëshirave tua. Të jetoni në një kafaz prej ari, kjo do të jetë a ardhmja juaj.
Mjekët
Si e na duken: ata merren me çështje humanitare që në moshë të re me idenë se mund të ndryshojnë botën. Me profesionin e tyre ata shpëtojnë çdo ditë jetë njerëzish e duke gjetur zgjidhje për sëmundje të ndryshme. Kanë një punë intensive, por kjo nuk i pengon t’ju çojnë në një restorant apo hotel me 5 yje.
Realiteti: pas çështjeve të bamirësisë ata ngjiten në kabinetin e tyre luksoz duke shijuar komoditetin. Ndërkohë që plotësojnë recetën për pacientët, kthejnë edhe nga një gotë rum. Mbrëmjet dashurore me to do ti kaloni gjithmonë pas orës 21.30, pikërisht atëherë kur ka ardhur edhe orari i gjumit.