lefuture

Arrestohet shefi i hetimeve në Vlorë, ja si tentoi të manipulojë aksidentin ku vdiq 18 vjeçari tek “Uji i ftohtë”

vdekja-vlore-550x316

Një shef policie ka tentuar të manipulojë provat e aksidentit fatal në Vlorë, ku humbi jetën 18 vjeçari Kristi Panajoti tek gropa e hapur në rrugën Skelë-Uji i Ftohtë.

Myslym Ismailaj, shef i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor ka hyrë në dhomën e spitalit ku ndodhet i shtruar Petraq Beja, 21 vjeç, drejtues i mjetit të aksidentuar, duke i kërkuar këtij të fundit të dëshmonte se nuk shikonte mirë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i ka vënë prangat mëngjesin e sotëm Ismailajt me akuzën e tjetërsimit të provave.

“Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident Petraq Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Veprimi i tij është bërë për të devijuar hetimin, se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit. Duke ushtruar presion ndaj të riut, drejtuesi i lartë i policisë ka tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“.

Mbrëmjen e së shtunës, një makinë BMë X6 ra në një gropë të hapur në mes të rrugës, ku humbi jetën 18 vjeccari Kristi Panajoti. Familjarët akuzuan firmën që po ndërton Lungomaren se kishte hapur gropën në rrugë dhe nuk kishte vendosur asnjë sinjalistikë parandaluese. Po kështu në këtë aks ku po kryhen punime mungon totalisht ndriccimi. Pas aksidentit u arrestuan dy inxhinierë të firmës, dhe më sot, 3 ditë pas aksidentit vendoset në pranga edhe një zyrtar policie për tjetërsim të provave. /Opinion.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password