16 persona të dyshuar për grabitjen që iu bë Kim Kardashian në Paris janë arrestuar nga policia franceze pasi në bizhuteritë e vjedhura u gjetën gjurmë ADN-je. Ylli i reality show “Keeping Up with Kardashians”, ju grabitën bizhuteri me vlerë rreth 9 milionë euro nga 5 burra të maskuar të cilët e lidhën dhe i vunë armën në kokë në apartamentin e saj në datën 3 tetor. Atentatorët u larguan nga vendi i ngjarjes, por policia franceze po punon për gjetjen e personave.