• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Armina zbulon dhuratën më të bukur që ka marrë, bashkë me kuptimin special

Jemi mësuar që të shohim gjithçka që ka lidhje me modën nga Armina Mevlani. Si një bloggere e suksesshme dhe e ndjekur, ajo ka zgjedhur të ndajë pothuajse çdo gjë nga dita e saj me ata që e duan. Këtë herë bukuroshja ka zbuluar një detaj shumë interesant nga jeta e saj, të cilën shpesh përpiqet ta mbajë private. Bëhet fjalë për dhuratën më të bukur që ka marrë ndonjëherë, e cila fsheh një kuptim të veçantë. “Kjo pikturë është një ndër dhuratat më të bukura që kam marrë. E pikturuar nga kushëriri im dhe është vendi ku kam marrë propozimin për martesë”,-ka shpjeguar Armina.

Bloggerja e ka marrë propozimin nga partneri i saj Shkëlzen Berisha në vitin 2016, në Como të Italisë, tek stoli që simbolizon dashurinë e tyre.  Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë dy të dashuruarit bënë një festë fejese me vetëm 30 të ftuar./revistawho.com