E nisi si një pasion e sot e ka kthyer në një punë të mirfilltë e shumë të bukur. Bukuroshja shqiptare Armina Mevlani është sot një nga vajzat më të suksesshme në Instagram, e cila dalëngadalë po bëhet e njohur kudo, edhe në shtete shumë të largëta si Meksika apo Shtetet e Bashkuara. Pak më parë blogerja ka publikuar në rrjetet sociale shifrat e ndjekësve të saj, që sa vijnë e rriten. Po të shikoni grafikën, ndjekësit nga bota të mbledhur bashkë, bëjnë më shumë se Shqpëria. “Ndjekësit e mi në mbarë botën, sigurisht pas Shqipërisë, bazuar në USA dhe Amerikë Latine! Puna prej dy vitesh merr një tjetër trajtë tashmë, bazohet në bashkepunime me ‘brande’ nga mbarë bota në Instagramin tim dhe ndihem shumë e lumtur për këtë gjë! Mjaft bashkëpunime të reja në vijim”, shkruan ajo. Siç e kemi parë, Armina tanimë bashkëpunon me firma të njohura kudo si “Dolce& Gabbana” apo “Sophia Webster”. Sigurisht që kjo punë ka të ardhura por më shumë veshje, aksesorë, e kremëra që firmat ia dërgojnë asaj si dhuratë në këmbim të reklamës në faqen me mbi 500 mijë ndjekës. Urojmë që artikullin e radhës kur Armina të ketë 1 milionë ndjekës, ta bëjmë sa më shpejt. Shumë suksese!/ revistawho.com