Armina Mevlani: Udhëtimet e mia në Javët e Modës janë të sponsorizuara

14374063_900722103361760_3717498428972859392_n

E akuzuar për jetën luksoze dhe për udhëtimet e shtrenjta, Armina Mevlani ka sqaruar për të gjithë publikun se si qëndron e vërteta. Ajo tregon se hotele apo veshje të ndryshme i sponsorizohen nga personat që duan të reklamojnë produktin e tyre, me këmbim që Armina t’i bëjë tag nëpër foto. Për më shumë lexoni çfarë thotë blogerja e famshme shqiptare: “Të dashur miq, mediat në vendin tonë janë shpesh herë abuzuese dhe jo të mirë informuara me atë që shkruajnë. Kam dëshirë të sqaroj për ju se udhëtimet e mia në javët e modës janë të sponsorizuara nga vetë hotelet në të cilat qëndroj dhe reklamimi i hoteleve në mediat e mia sociale është pjesë e punës sime si blogere, në këmbim unë duhet ti tagoj ato në postimet e mia. Ashtu sikurse ndodh shpesh me veshje të cilat mi dërgojnë vetë firmat apo edhe si kjo verë e personalizuar e cila është një dhuratë nga hoteli ku po qëndroj momentalisht. Gjithçka është pjesë e punës sime dhe me në fund pas kaq vitesh punë, po vjel frytet e asaj që vërtetë më pëlqen të bëj. Kush mund të ketë dyshime, përpara se të publikojë lajme jo të vërteta mund të kontaktojë vetë hotelet përkatëse”.

14717597_1597176027245359_1153614823997571072_n1

 

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password