Armina Mevlani është një nga blogeret më të njohura dhe të ndjekura në Shqipëri. Me stilin e saj të veçantë ajo është kthyer në frymëzim për vajzat e brezit të ri. Por mesa duket fama e Arminës nuk vjen vetëm nga të rinjtë, sepse ajo është shumë e pëlqyer edhe nga të moshuarit. Ditën e sotme në ‘Instagram’-in e saj blogerja ka postuar dy fotografi shumë interesante, në të cilat shihej një letër e shkruajtur me shkrim dore. Kjo letër i është dërguar Arminës si dhuratë nga një zonjë e moshuar.
Në letrën e dërguar thuhej: “Unë që po të shkruaj jam një pensioniste. Shkak u bë emisioni i Rudinës, ku midis të tjerash në ambientin e punës ju kishit edhe këndin e artistëve. Në rininë time kam qenë e apasionuar pas artistëve dhe mundohesha të gjeja fotografitë e tyre. Disa pej tyre më kanë mbetur edhe sot, prandaj vendosa që t’i dërgoj ty (9 fotografi). T’i dhuroj me kënaqësi mbase të duhen për të zbukuruar këndin.”
Letra dhe fotografitë Arminës i kanë pëlqyer shumë dhe i ka konsideruar si një nga dhuratat më të bukura.