• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Armina dhe Jonida se bashku në Francë, çfarë po kurdisin vajzat?

Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani, mikesha prej shumë kohësh, ndodhen së bashku në Francë prej disa ditësh.
Nga fotot dhe videot që kanë publikuar të dyja në llogaritë e tyre në “Instagram”, duket se vajzat po marrin veshje për bizneset përkatëse që ato zotërojnë në Shqipëri. Në një video të Arminës duket se ajo ndodhet në një dyqan të markës “Kenzo”, me të cilën identifikohet edhe këngëtarja Jonida Maliqi. Kjo e fundit ka pranuar herë pas here se disponon shumë veshje të kësaj marke dhe se e ka përfshirë si brand edhe në dyqanin e saj.