Gjatë ditës së sotme, teksa ishte e ftuar në ‘Fun Club’ ndër të tjera Armela foli edhe për marrëdhënien me Xhenin. Brenda shtëpisë, sidomos tek ajo e beqarëve, vajzat kanë qenë shumë të ngushta me njëra-tjetrën. Por ndërsa pritej që jashtë, me lënien e lojës, të ishin shumë të afërta ka ndodhur e kundërta. Xheni i ka qëndruar larg Armelës. “Xhenit i thonë fansat e saj që unë e kam sharë dhe ajo i beson. Prisja më shumë afrimitet me të, por duket se ka hatërmbetje nga ana e saj”- është shprehur Armela në studio. Të gjithë kanë dëshiruar t’i shohin vajzat përsëri me njëra-tjetrën./revistawhi.com