close
Breaking NewsLajme

Armela e pakënaqur me “Big Brother”: Damianon ma ngecën

BeFunky Collage

Tani që Armela është bërë shoqe me Kein duket se ka gjetur një shpatull për të qarë ‘hallet’. Kei e ka vënë re se marrëdhënia e Armelës me Damianon nuk është aq e mirë dhe mbrëmjen e djeshme ka ngacmuar Armelën për të parë si ajo do reagojë.  “Kemi ardhur me zor, jo me personin që duam. Si ma ngecën mo këtë Damianon? O Zot i madh”,-është shprehur Armela. “Ta ngecën?”, -e pyet Kei. “Po”, -ja kthen Armela duke treguar në këtë mënyrë se nuk ndjen gjë për Damianon, por loja e ka detyruar. Por po të kthehemi pas në kohë, edhe Damiano nuk e shihte Armelën si një person që mund të luante çift me të. Madje ai i kërkonte asaj ta lidhte me Xhenin. Duke qenë se Xheni u lidh me Benardin, Damiano i humbi shpresat. Nga ana tjetër Armela kishte mundësinë ta vazhdonte lojën me Egnajtin, për të cilin ka shprehur pëlqim, por në fund zgjodhi Damianon. Nuk dihet si do të vazhdojë marrëdhënia mes çiftit Damiano-Armela, por mungesa e ndjenjave ndaj njëri-tjetrit, me siguri do ja vështirësojë lojën./revistawho.com

 

Tags : armelaBig Brotherdamiano
loading...