close
Breaking NewsLajme

Armela: E kapa me presh në duar, s’e fal tradhëtinë! Kërcënon Damiano: Kam foto e video, më paguani që të flas

Screenshot_2-7-350×200-1

Kam bërë seks me Donjetën gjatë kohës që ishim në izolim”, kjo ka qenë deklarata bombë e Damianos, e cila pasoi me një sërë zhvillimesh të tjera, që mbaruan me ndarjen e tij përfundimtare nga Armela. Çifti, në fakt foli për ndarje dy ditë pas eliminimit nga “Big Brother”, por disa orë më vonë shpjeguan se e gjitha ishte një shaka për fansat. Por jo këtë herë! Armela rrëfen për “Bluetooth” se ndarja me Damianon është përfundimtare dhe se tradhtinë e tij nuk mund ta falë. Nga ana tjetër, i kontaktuar nga “Bluetooth”, Damiano pretendon se nuk ka pasur asnjë tradhti, por për të zbuluar “letrat e tij mbi tavolinë” duhet ta paguanim. “Nuk e kam tradhtuar me asnjë. Më paguani që t’ju jap gjithçka. Kur them që kam dy asa në dorë, nuk mund t’i jap kështu. Kam foto dhe video dhe nuk flas kot”, shprehet Damiano për “Bluetooth”. Sidoqoftë, Armela rrëfen një tjetër version të historisë, teksa lë të kuptohet se ish-banorin e “Big Brother”, njëkohësisht partnerin e saj e “ka kapur me presh në dorë”. Gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale, Armela shpjegon se tashmë ish-i dashuri i saj e ka mbushur kupën dhe nuk ka mend ta tolerojë. “Pjesa e parë që më ka lënduar shumë keq, duke marrë parasysh situatën time me Donjetën, që nuk ishte e favorshme, ai hedh foto me të dhe thotë se nuk i intereson çfarë thonë njerëzit, por shoqëria me të. Më pas, ajo e ironizon dhe fotot fshihen. Damiano hedh foto me mua, që është një gabim total, sepse ti nuk mund të mbulosh tërë ato gabime me një foto me Armelën, ku duket sikur ti dhuron dashuri. Ndërkohë që ai shkon në Kosovë, i shkruan vetë Donjetës për ta takuar. Në muhabet e sipër Damiano i thotë Donjetës: ‘Nuk më ha për Armelën. Do bëjmë një foto bashkë, sepse dua ta heq qafe’. Më ritradhton dhe unë e zbuloj vetë. Është krijuar një trekëndësh dhe unë jam pjesë e këtij trekëndëshi gabimisht”, tha Armela, duke shpjeguar situatën.


Je mërzitur për atë që ndodhi?
Jo. Më kaloi tani! Ndjehem shumë mirë.
Është kjo një ndarje definitive?
Po, mund të them që e kam mbyllur fare me Damianon.
Cila është vajza me të cilën të ka tradhtuar?
Nuk më intereson me kë më ka tradhtuar, por nuk e fal, e kam mbyllur.
Je e sigurt për këtë tradhti?
Po. Nuk kam asnjë dyshim.


Ke gjetur prova, mesazhe, apo diçka tjetër?
Nuk mund të them më shumë për këtë. Thjesht që tani mbaroi.
Jeni bërë bashkë me Donjetën?
Jo, nuk jemi bërë palë me Donjetën. Ne u sqaruam, por kjo nuk do të thotë që jemi motra apo shoqe, por nuk ka më armiqësi mes nesh.
Deklaruat edhe njëherë në fillim se ishit ndarë me Damianon, por pas dy ditësh treguar se gjithçka ishte lojë. Është lojë për vëmendje edhe këtë herë?
Jo, jo! Nuk është asnjë lojë. Gjithçka ka ndodhur është e vërtetë.

 

Tags : armela bbarmela damiano
loading...