Ariana Grande lëndohet nga fansi: Nuk jam copë mishi!

ariana-grande-video-main

Ariana Grande u lëndua nga fjalët që kishte thënë një fans në sy të të dashurit të saj, Mac Miller. Këngëtarja shkruajti çfarë kishte ndodhur në Twitter: “Shkova të blija ushqim me të dashurin tim dhe një djalë i ri na ndoqi deri tek makina duke i thënë Mac-ut se është fans i tij. Teksa ne u ulëm në makinë, ai erdhi gjithashtu në makinë me ne. Në fillim mendova e gjitha kjo ishte lezetshëm derisa ai tha “Ariana është sexy shoku, imagjinoj kur ju e bëni.” E bëni? Çfarë dreqin? Kjo nuk duket ndonjë gjë e madhe për ju, por unë u ndjeva keq dhe sikur të isha objekt. Unë isha aty kur ai e tha atë. U ndjeva e lënduar në atë moment. Këto gjëra i bëjnë femrat të kenë frikë dhe të ndihen të papërshtatshme. Unë nuk jam copë mishi që një burrë ta përdorë për tu kënaqur. Jam një vajzë e rritur në një marrëdhënie me një djalë që më trajton me dashuri dhe respekt.” Se ku ndodhi ky incident nuk dihet akoma. Ariana dhe reperi Mac janë në një marrëdhënie që nga gushti i këtij viti. 

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password