Almeda Abazi, ish-Miss Shqipëria ka marrë përsipër një tjetër sfidë në karrierën e saj, siç është spektakli “Dancing with the Stars”.
E larguar për shumë vite në Turqi, Almeda u rikthye në vëmendjen e publikut shqiptar me prezantimin e Kënga Magjike 2015-të. Andaj me dy nga prezantuesit që ajo ka punuar në Shqipëri janë Ardit Gjebrea dhe moderatori, Rudi Hizmo.
Por cilin prej tyre vlerëson ajo më shumë?! Në një intervistë për “Lart e Poshtë” Abazi është shprehur kështu:
“Rudi është shumë mirë, më pëlqen shumë edhe toni i zërit të tij. Por Arditin e kam parë që e vogël në ekran, prandaj Arditin nuk mund ta krahasosh dot me asnjë në Shqipëri. Nuk mund ta krahasoj dot me Rudin edhe pse ai është shumë mirë në atë që është, por nuk është Ardit Gjebrea.
Ajo ka pohuar gjithashtu se, në Dancing ndjen një përgjegjësi shumë të madhe, pasi e drejton e vetme këtë spektakël. “Kjo vihet re edhe kur ngatërroj ndonjëherë tekstin, ngaqë kam përgjegjësi mundohem mos të bëj gabime, por ngatërrohem”, ka thënë Almeda./revistawho.com
https://youtu.be/qc_oX3dG13c