Jemi njohur deri sot me familjen e tij të bukur, bashkëshorten Anila, djalin Jon apo vogëlushen Ana. Por së fundmi, moderatori i dashur, Ardit Gjebrea ka prezantuar dy nga femrat më të rëndësishme për të, nënën dhe motrën. “Foto 1.000! Në mes të një motre dhe vëllai – nëna. Nuk mjaftojnë 1 mijë fjalë të të them çfarë je për mua, nuk mjaftojnë 1 milion falje të të kërkoj sa herë të kam mërzitur. Nëse do rilind përsëri, nuk do doja nënë tjetër të më lindte… vetëm TI!,”-shkruan Arditi në rrjete sociale. Zoti është treguar shumë bujar me të, pasi Gjebrea është i rrethuar vetëm nga dashuria.