Moderatori Ardit Gjebrea ndihet i lumtur me familjen e tij dhe veçanërisht krah bashkëshortes, Anila. Ajo është suporti kryesor i kantautorit të njohur dhe një nga bashkëpunëtoret kryesore e programit, ” E diela shqiptare”. Arditi dhe Anila nuk preferojnë ta bëjnë publike jetën e tyre private, mirëpo Gjebrea nuk i ka rezistuar dot kësaj fotoje ku shfaqet bashkëshortja e tij më në formë se kurrë.
“E mor Jon Gjebrea shihe pak motrën tënde”, shkruan Arditi për bashkëshorten e tij të mrekullueshme.