Arbër Çepani shfaqet për herë të parë si moderator: Po sakrifikoj biznesin për televizionin


Tetë vite pasi fitoi “Big Brother 1”, Arbër Çepani merr një propozim nga autori në atë kohë i këtij “reality show”, Rezart Aga. “Mirëmëngjes Shqipëri!” është formati më i ri televiziv i Agës, që nis rrugëtimin më 17 tetor në RTSH, nën moderimin e Arbër Çepanit, Blerina Shehut e Megi Mëhillit. Çepani flet për këtë aventurë të re si drejtues i një programi që përfshin gjithë spektrin e jetës, ku për herë të parë do të jetë në rolin e intervistuesit të të ftuarve në studio.  “Mirëmëngjes Shqipëri” është emisioni më i ri në TVSH, që do të startojë nga 17 tetori.

Kush ta bëri propozimin për të qenë ti moderatori? 

Po, bëhet fjalë për një emision mëngjesi të përditshëm, nga e hëna në të premte. Ishte një ofertë nga drejtori, Rezart Aga. Në një situatë tjetër ndoshta nuk do ta kisha pranuar, se jam më shumë i angazhuar te biznesi im, dhe koha nuk më premton shumë, por duke njohur vullnetin dhe dëshirën për të transformuar gjërat me pasion të Rezit dhe të stafit të tij të ngushtë, nuk munda të mos bëhesha pjesë e këtij projekti, që do të jetë një dritare e re për çdo shtëpi shqiptari, për ta filluar ditën me pozitivitet dhe informacione.

Kthehesh pas shumë vitesh në ekran, kur fitove “Big Brother 1”.E ndien veten mirë para kamerave? 

U bënë vite që jam në televizion në rolin e të intervistuarit. Tani kishte ardhur momenti të provoja edhe rolin e intervistuesit.

Në këtë projekt televiziv, do të kesh dy partnere. I njihje më parë dhe je familjarizuar me to?  

Me Blerinën jam rritur se jetojmë në një pallat, ndërsa me Megin jo.

Cila është fobia që ke nga ekrani, dhe çfarë të pëlqen vërtet shumë për të thënë që ia vlen të punosh në televizion?  

Nuk di të kem ndonjë fobi nga ekrani, ndërsa më pëlqen shumë sepse të jep mundësinë të komunikosh virtualisht me shumë njerëz rreth teje dhe kjo është diçka fantastike.

Duke u nisur nga puna në lokalin që menaxhon, rezulton të jesh njeri i natës. Të duket i vështirë zgjimi në mëngjes?

Po. E vetmja vështirësi që do të kem është orari… Nga një jetë kur flija çdo natë minimalisht në orën 02:00, tani do të më duhet të zgjohem në 06:00, dhe në 07:00 të jem live në transmetim. Po kalova me sukses këtë ndryshim kontinental orari, të gjitha të tjerat do të shkojnë mirë. Ndoshta ky emision është një ogur i mirë edhe për mua, që të rregulloj pak oraret dhe regjimin.

 Përveç punës, jeta private si po shkon?

Duhet të ndiqni horoskopin e shenjës sime Demi, të hënën në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, për të kuptuar të reja nga jeta private.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password