Arbana sfidon Ermal Mamaqin: Prit deri në janar sa të fillojë “Big Brother”

ermalmamaqiarbana-550x275

Ndonëse Ermal Mamaqi duket se po arrin majat e audiencës, ai sërisht i druhet konkurrencës së fortë. Ndoshta ishte e gjitha një shaka, por këtë përcolli aktori i humorit me foton e tij të fundit me prezantuesen e “Top Channel” Arbana Osmani. “Arbana unë të dua. Shumë. Ty dhe emisionin tënd që do më konkurojëëëëë… Duket nga foto besoj sa shumë”, shkruan Mamaqi për kolegen e cila së shpejti nis transmetimin e programit të saj më të ri “Dua të të bëj të lumtur” në të njëjtën ditë dhe orë kur në ekranin e “Klan” jepet “Xing me Ermalin”. Por Arbana nuk mjaftohet vetëm me këtë sfidë. Përmes një komenti moderatorja e nxjerr jashtë loje aktorin duke i kujtuar nisjen e edicionit të ri të “Big Brother” që renditet si programi më i ndjekur në ekranin shqiptar.

arbana-ermali

14800730_1464799496870520_1713040171_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password