“Dua të të bëj të lumtur” është programi më i ri që pritet të nisë në ekranin e Top Channel dhe që do të ketë si moderatore, Arbana Osmanin. Deri tani kemi mësuar se programi pritet të fillojë transmetimin në mes të tetorit, por asnjëherë ditën se kur do të shfaqej. Këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja duke zbuluar se ky program do të shfaqet çdo të shtunë në Top Channel.