Prej disa muajsh përgatitje duket se momenti final ka ardhur. Në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, moderatorja e dashur e ekranit të “Top Channel”, Arbana Osmani ka zbuluar datën se fillim të këtij programi. Pas një pauze të shkurtër nga ekrani, për shkak të mirëpritjes në jetë të djalit të saj, Arbana ka vendosur të rikthehet përsëri në ekran dhe kësaj here për t’i bërë njerëzit akoma më të lumtur. Sipas postimit të bërë në rrjetet sociale, Arbana zbulon se do jetë data 29 tetor kur “Dua të të bëj të lumtur” nis rrugëtimin e tij. Moderatorja duket se ka zgjedhur mbrëmjet e të shtunës që t’i mbajë teleshikuest të gozhduar para ekranit.