Duke qënë se Anxhelina Hadërgjonaj prej kohësh ndodhet në Amerikë, pritej që ajo të synonte skenën ndërkombëtare. Në një intervistë për “Prive”, Anxhelina ka rrëfyer se ka firmosur kontratë me një kompani muzikore në SH.B.A. Megjithatë ajo tha se nuk do që ta bëjë publike derisa kjo gjë të realizohet. Gjithashtu këngëtarja tha se ka bërë disa këngë të cilat do t’i publikojë më vonë. Listës së shqiptarëve që po prekin skenën ndërkombëtare mesa duket do i shtohet edhe Anxhelina./revistawho.com