• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Anna Gjebrea e përmalluar për të vëllain, i dërgon mesazhin plot dashuri

Lidhja midis vëllait dhe motrës është një lidhje shumë e ngushtë që i kapërcen kufijtë e një raporti normal.
E tillë duket se është edhe për dy fëmijët e moderatorit shqiptar Ardit Gjebrea, Annën dhe Jonin.
Ata e shprehin vazhdimisht dashurinë dhe raportin special që kanë me njëri-tjetrin pavarësisht diferencës që kanë në moshë.
Këtë herë ka qenë Anna e cila i ka përcjellë një mesazh vëllait të saj për t’i treguar sesa shumë që e do.


Ka qenë pikërisht Joni i cili ka publikuar në “Instagram” mesazhin e së motrës në të cilin shkruhet: “Më mungon, të dua vëlla”.
Ndërkohë që edhe Jonit duket se i mungon shumë motra e tij e vogël për shkak se prej disa kohësh ai jeton larg Shqipërisë./revistawho.com