Pas vdekjes së nënë së saj vite më parë, Angelina Jolie luftoi kundër anoreksisë nevrike dhe peshonte vetëm 36 kilogramë. Por duket se pas divorcit me Brad Pitt, aktorja ka filluar të konsumojë përsëri shumë paketa duhan në ditë, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e saj dhe duke shtuar mundësitë e rikthimit të kancerit. “Angelina nuk po ia del mbanë. Duart e saj janë të holla si shkopinj dhe mund të shihni eshtrat në lëkurën e saj. Pesha e saj po shkon duke rënë drastikisht”, ka thënë një burim i afërt i aktores i brengosur me gjendjen e saj dhe peshën, e cila ka shkuar në 34 kilogramë. Sipas këtij burimi, aktorja prej kohësh e ka kaluar “vijën e kuqe” dhe se jeta e saj është në rrezik.