Angelina Jolie ka folur për “New York Times” në lidhje me çështjen e refugjatëve. Mesazhi i saj i drejtohet Trump-it pas dekretit të tij për ndalimin e refugjatëve. “Refugjatët janë burra, gra dhe fëmijë të përfshirë në furinë e luftës ku përballen edhe me persekutimin. Larg të qënit terroristë, ata shpeshherë janë viktima të vetë terrorizmit. Kriza globale e refugjatëve dhe kërcënimi nga terrorizmi e justifikon plotësisht sigurimin e kufijve tanë. Çdo qeveri duhet të balancojë nevojat e qytetarëve të vetë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare. Por përgjigja jonë duhet të matet mirë dhe të bazohet mbi fakte, jo rreziqe. Nëse dërgojmë mesazhin që është e pranueshme për të mbyllur derën për refugjatët ose t’i diskriminojmë në bazë të fesë, po luajmë me zjarrin”, -tha aktorja./revistawho.com