Angelina Jolie kërcënon blogerin e famshëm


Avokatët e Angelina Jolie kanë kërcënuar Perez Hilton. Blogeri i famshëm ka zbuluar përmes një postimi të bërë në Instagram, ditën e dielë, se avokatët e aktores e kanë kërcënuar atë se do ta padisin për shkak të reportazhit të bërë për divorin e saj nga Brad Pitt.

Hilton ka bërë një foto të mesazhit që ai i është përgjigjur avokatëve përmes postës elektronike. Në mesazhin e fotografuar, ai ka lënë të nënkuptohej se avokatët e Jolia Bert Fields dhe Priya Sopori e kanë kontatuar atë për t’i kërkuar një modifikim në një prej artikujve të tij.

Nuk është ende e qartë se cili është shkrimi i Perez Hilton që ka mërzitur stafin e Jolie por Hilton ka refuzuar të bëjë ndryshim pasi sipas tij nuk ka bërë asgjë gabim.

“Të lutem dërgoja këtë mesazh Angelina Jolie. Ajo e di mirë, unë kam qënë gjithmonë një fans shumë i madh dhe një mbështetës i saj”, thuhet të një paragraf të mesazhit. Ai ka shtuar gjithashtu se është gati të përballet me çdo padi të bërë ndaj tij.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password