Bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani sot ka ditëlindjen dhe duket se shumë persona kanë arritur që nëpërmjet urimeve apo dhuratave të tyre t’ja bëjnë edhe më speciale këtë ditë.
Midis shumë dhuratave Andrra ka vendosur të ndajë me fansat e saj surprizën e bashkëshortit të saj, këngëtarit Sinan Hoxha.
“Faleminderit dashuri”- ka shkruar Andrra mbi foton e publikuar në “Instagram” ku shihet një unazë dhe një kompozim lulesh.
Së fundmi Andrra i është përkushtuar djalit dhe biznesit që çifti hapi në kryeqytet muaj më parë./revistawho.com