Sot ka festë në shtëpinë e Sinan Hoxhës. Bashkëshortja e tij bukuroshe Andrra, kaq shumë e pëlqyer nga të gjithë, ka ditëlindjen. Ndonëse është bërë nënë, Andrra është shumë e re. Siç njoftojnë sot portalet, ajo ka mbushur vetëm 22 vjeç. Ndërsa bashkëshorti i saj artist, këngëtar shumë i dashur i muzikës popullore është 41 vjeç. Pra çifti ka gati dy dekada diferencë. Po ç’rëndësi kanë vitet kur ata janë shumë të dashuruar e të lumtur? Kot nuk thonë, dashuria s’ka moshë!/ revistawho.com