• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Andrra Destani njofton hapjen e biznesit, zbulon disa nga detajet

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, modelja Andrra Destani, prej kohësh ka njoftuar se shumë shpejt do të ketë në pronësi një biznes që mban emrin e saj. “Andrra Couture” është emri i biznesit dhe duke u nisur nga fjala ‘couture’ me siguri ky dyqan do të prodhojë veshje sipas dëshirave dhe përmasave të klientëve. Ditën e sotme në ‘Instagram’-in e saj Andrra ka postuar një fotografi ku shihet një varëse rrobash dhe mbrapa saj një copë që ngjason me ato të fustaneve të nuseve. Me gjithë këto shenja ndoshta do të hapet një dyqan, që do të prodhojë vetëm fustane nusërie, të cilët do të mbajnë firmën e Andrrës. Megjithatë na duhet të presim edhe tre ditë për hapjen e madhe për të zbuluar surprizat që Andrra ka rezervuar për publikun. /revistawho.com