lefuture

Anaidi i “BB” heq dorë nga jeta e qejfit, tani ndihmon njerëzit në nevojë

11220782_10204746545891284_7967355278214367020_o

Anaid Kaloti është fituesi i edicionit të 6 të “Big Brother. Ai u bë i njohur pas pjesëmarrjes së tij në këtë reality show, ndërsa pas përfundimit të spektaklit ka pasur disa angazhime të fusha të ndryshme. Gjatë verës që lamë pas Anaidin e pamë në rolin e menaxherit të clubeve të njohura. Mirëpo së fundmi ai e ka ndryshuar tërësisht fokusin e impenjimit të tij. Duke folur për gazetën “Panorama”, Kaloti ka treguar për angazhimin si aktivist i shoqërisë civile. ““Gjithçka nisi kështu. Lexova një njoftim nëFacebook, ku jepej alarmi: Jetë në rrezik, njerëzit për njerëzit! I kontaktova vullnetarët në Tiranë diku afër zonës së ish­Bllokut, pastaj ndezëm llampën e arsyes për të gjetur të tjerë njerëz humanë, nga ata pak që kanë mbetur në Tiranë. Mblodhëm disa ndihma, dhe shkuam në terrenin e tmerrit për tri ditë rresht, në zonën e Bregut të Lumit. Situata që pashë aty ishte një lëmsh në fyt, një frymëmarrje gjysmë hëne, fëmijë, pleq, madje dhe të verbër, që notonin në baltën dhe llumin e fatkeqësisë natyrore. Aty ishte katastrofë. Lot trishtimi dhe njerëz të pastrehë që rropateshin në baltë te ndërtesat e barakat e bregut të lumit, që na shikonin ne të vegjlit e shoqërisë civile sikur të kishim dalë nga hiçi i shpresave të tyre të humbura”, ka thënë Anaidi. Të ndihmojë njerëzit në nevojë do të jetë një nga angazhimet e tij kryesore tani e tutje, ka përfunduar ai.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password