close
Breaking NewsLajme

Anaid Kaloti: Personazhet e “BB 9” që i njoh personalisht dhe planet e mia aventureske në ekran

Anaid-Ok-10988506_10204746545891284_7967355278214367020_n-473×354

Si fitues i “Big Brother 6” dhe i diplomuar për Gazetari, ai e ka të thjeshtë të lundrojë mes politikës, televizionit dhe menaxhimit. Anaid Kaloti, lojtari simpatik i “BB”, po punon për t’u rikthyer në ekran me një “reality show” veror, program mjaft interesant dedikuar turizmit, që titullohet “Merre me vete”. Për formatin në lëvizje, dhe njohjen personale me tre nga banorët e “BB9”, Anaid flet për herë të parë për gazetën “Panorama”.

“Big Brother 9” ka hyrë në një fazë agresiviteti mes lojtarëve. Po e ndjek për kuriozitet lojën dhe njeh ndonjë prej tyre personalisht?

Më vjen shumë keq ta them, po s’kam pasur kohë fare për ta ndjekur rregullisht. Me Donën dhe Danielin kemi qenë në marrëdhënie pune bashkë. Janë të dy shumë korrektë si persona dhe gëzojnë autoritet në grup. Ndërsa Armelën e kam njohur në Tiranë. Nuk është se kemi ndenjur shumë bashkë se nuk i përkasim as një brezi, as të njëjtit target shoqëror, por si dy të tjerët, edhe ajo duket e edukuar, dhe di mirë se çfarë kërkon nga vetja.

Cilin prej tyre do të veçoje, meqë i njeh nga afër, e që do të doje ta shihje fitues?

Janë të tre të lezetshëm si personalitete dhe shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Flisnim për “Big Brother” nganjëherë natën vonë, përveçse me Donën, se ajo s’para e kishte shumë qejf. Sa për fitoren, le të fitojë më i miri! Ka dhe të tjerë shumë të mirë aty brenda, kështu që unë nuk po zgjatem se pastaj do të thonë i mbajnë me hatër!

Si një fitues i kësaj gare dhe gazetar në profesion, ke menduar t’i afrohesh televizionit me ndonjë projekt konkret?

Jam duke punuar për një projekt televiziv, i pari i këtij lloji në Shqipëri, që titullohet “Merre me vete”. Duke marrë shkas nga një ekran i dobët veror, që ka pafundë- sisht mangësi për sa u përket emisioneve verore, unë dhe një miku im që kemi studiuar bashkë në degën Gazetari menduam të hedhim në letër idenë e një formati tërësisht të ri televiziv. Momentalisht jemi në fazën që po finalizojmë kontaktet me ata që do të jenë pjesë dhe ata që duan ta kenë pjesë të tyren këtë format.

Do të jetë një program në kohë reale, apo me regjistrim?

Çdo gjë bëhet në kohë reale, filmohet në kohë reale, transmetohet në një kanal televiziv me të cilin po negociojmë dhe në YouTube. Ky show televiziv është konceptuar në lëvizje. Del jashtë formatit të studios, e transferon atë në të gjithë Shqipërinë, në vende me atraksion të madh turistik. Këtu përfshihen, natyra, deti, liqeni dhe objektet e trashëgimisë kulturore.

Është një program që u dedikohet pushimeve verore, mesa kuptohet. Cili do të jetë qëllimi?

Qëllimi është ai për të cilën është krijuar televizioni, të japim mesazhe. Një mesazh në rastin konkret do të ishte, se si në Shqipëri mund të bësh qejf, pushime, aventurë me një kosto shumë të ulët, pa paguar 100 mijë lekë shezlongu në clubet e njohura verore, apo 100 euro dhomën me çarçafë atllas.

Duket si një aventurë verore televizive, cilët janë personazhet e tjerë përveç teje?

Do të më duhet të zbuloj detaje që do na e bënin më pak interesant pastaj, por po ju them që kjo aventurë nis me dy moderatorë, që zgjedhin të marrin me vete dy personazhe të showbizit, nga ata më interesantët. Pastaj marrim shumë të tjerë me vete rrugës, po kjo është një skemë të cilën nuk mund ta prezantojmë dot të plotë që tani, se pastaj do na ngelte në sirtar. Kemi dhe një person të egër me vete, njeriun e natyrës që di të gjuajë në tokë dhe në det, që njeh zonën ku do të shkojmë, faunën, florën e çdo destinacioni të përzgjedhur …Ahhhh kemi dhe një vajzë muzikante gjithmonë me vete …Kemi dhe 2 turistë të ndryshëm çdo puntatë me vete etj./Panorama

Tags : anaidibig brother 9
loading...