close
Breaking NewsLajme

Amos Zaharia dhe Leka Zogu shokë të mirë, aktori: Ja si e thërrasim njëri-tjetrin

download (2)

Amos Zaharia është një aktor shumë i talentuar, megjithatë nuk mund të flitet për të dhe të mos përmenden marrëdhëniet familjare. Në fillim ishte djali i Yllka Mujos, më pas nisi të njihej edhe si vëllai i Elia Zaharias, ndërsa tani, në varësi të kontekstit, mund t’i referohen edhe si kunati i Princ Lekës. Ka folur edhe për marrëdhëniet me të në një intervistë për Story-n, Amosi. Aktori ka thënë që me Lekën ka marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe komunikojnë shpesh bashkë, sigurisht duke ndarë temat, sipas profesionit dhe interesave, Leka i flet më shumë për politikën dhe Amosi për artin, por detaji më interesant që ai ka zbuluar rreth kësaj marrëdhënieje, janë emrat që ata përdorin për të thirrur njëri-tjetrin, shkruan “Class”. Edhe pse të dy me emra të shkurtër, kanë vendosur t’i përgjysmojnë duke lënë vetëm nistoret. Leka e thërret Amos Zaharian, AZ dhe Amosi ia kthen brenda të njëjtave rregulla me LZ. Pak më të vështirë duket se e ka Amosi, për të kthyer LZ-në në emër, por vetë e kanë vendosur dhe mesa duket ia dalin. Me të dashurën që e thërret Baby dhe kunatin që e thërret AZ, duam të dimë e thërret njëri në emër Amosin në shtëpi, sepse ka dhe emër të bukur.

fb0c7093f8bccc4d68526ab2e4f34a2e
Tags : Amos Zaharialeka zogu
loading...