“Dancing With the Stars” spektakli i kërcimit në Vizion Plus ka arritur në natën e tretë të tij.
Përveç VIP-ave ajo që u komentua është edhe prezantuesja, Almeda Abazi. Ish Miss Shqipëria, ka marrë përsipër drejtimin e spektaklit dhe duket se po e shijon këtë eksperiencë.
Në një intervistë për gazetarin Eraldo Rexho në programin “Lart e Poshtë”, Almeda ka folur rreth kësaj eksperience por nuk ka ngurruar të shprehë edhe simpatinë për prezantuesen më jetëgjatë të këtij spektakli, Amarda Toska.
“Edhe pse nuk e njoh më ka ndihmuar shumë, sepse për një muaj rresht kam parë vetëm Amin në internet. E falenderoj nëpërmjet kësaj interviste, edhe pse nuk njihemi personalisht mendoj që Ami është shumë e zonja. Veç kësaj më pëlqen shumë edhe si pamje sepse i shkon shumë skenës. Më pëlqen gjithashtu edhe mënyra se si prezanton”, është shprehur Almeda.
Nga ana tjetër edhe Ami nuk ka ngurruar t’i urojë suksese produksionit të DWS dhe prezantueses Almeda Abazi me nisjen e këtij spektakli./revistawho.com