Nga shoqëruese nderi e të motrës Kate, sot nuse. Pippa Middleton i ka thënë “po” James Matthews, në atë që mediat britanike e cilësojnë si dasma e vitit. Dy të rinjtë janë zyrtarisht burrë e grua. Pas dasmës ata dolën përdore nga Kisha St. Mark në Berkshire, midis të afërmve, miqve dhe të ftuarve me peshë. Të buzëqeshur, për fotot ata u rrethuan nga 9 vogëlushe, me në krye dy princërit George dhe Charlotte.
E gjithë familja mbretërore morën pjesë në dasmë. Princi Harry mbërriti në Kishë me të vëllain, por pa të fejuarën Meghan Markle.
Nusja mbërriti në Kishë mbi një Jaguar Mark V të hapur, shoqëruar nga i ati, veshur me një fustan të dizenjuar nga britaniku Giles Deacone, një vello të gjatë nga Stephen Jones dhe këpucë të Manolo Blahnik, shkruan “revistawho.com”. Pritja bëhet në shtëpinë e prindërve të Pippa-s dhe Kate, në Englefield ku janë 300 të ftuar. Pas dasmës çifti do të shkojë në Saint Barth, në Eden Rock, një resort ekstra luksoz i familjes që do të qëndrojë i prenotuar për 15 ditë, për t’i siguruar privatësi dy të rinjve. Pra ata do të bëjnë një lloj muaji mjalti shtëpiak./ revistawho.com