Albumi i George Michael do të ri-publikohet në vitin 2017


Lajmi i fundit është se albumi i të ndjerit George Michael “Listen Without Prejudice Vol. 1”, do të ri-publikohet në vitin 2017. Albumi i cili u publikua më 3 shtator të vitit 1990, nëpërmjet Columbia Records, ishte albumi i tij i parë solo. Me ri-publikimin, nuk do të ketë këngë të reja, vetëm një “paketim unik”, raporton TMZ. Këngëtarit të ndjerë do t’i kushtohet edhe një shfaqje e veçantë, e cila do të përqëndrohet në karrierën e tij gjatë kohës që ai e ka regjistruar dhe lëshuar albumin “Listen Without Prejudice Vol. 1”.George Michael ndërroi jetë të dielën në shtëpinë e tij në moshën 53 vjeçare./KK

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password