close
Breaking NewsLajme

Albi Nako tregon për herë të parë për shqetësimin shëndetësor, kurohet prej katër vitesh

e9fe16b7adf4ded9accbbc25b6517618

Aryseja pse nuk e shohim shpesh Albin duke kërcyer nuk është vetëm që ai është përqendruar në rolin e koreografit, por edhe një sëmundje profesionale, që Nako e ka zbuluar për herë të parë.

Në programin “Adam”, ku ka qenë i ftuar, Albi Nako ka pranuar që nuk është në formën e tij më të mirë fizike për shkak të sëmundjes së tendinave që e shoqëron prej katër vitesh, duke u rënduar në çaste të veçanta, aq sa i duhet të lëvizë me paterica.

Albi bën fizioterapi dhe merr ilaçe me esktrakte bimore, por e ka të vështirë të kërcejë, përveç ndonjë vallëzimi honorifik që nuk kërkon impenjim të madh fizik për një profesionist si ai.

Albi ka treguar që hera e fundit kur iu desh të përdorte paterica, ishte para tetë muajsh. Në ato ditë, gjunjtë dhe kaviljet e tij fryhen dhe dhembin. “Kjo më ka shqetësuar por është një realitet që dua ta pranoj”, ka thënë Albi. Gjendja shëndetësore ka ndikuar edhe që të jetë mbipeshë, siç ka thënë ai.

Pjesën kur flet për sëmundjen mund ta gjeni pas minutës së 33.30, ndërsa e gjithë intervista zbulon shumë fakte interesante për jetën dhe karrierën e Albit, marrëdhënien me Klaudia Pepën, familjen etj..

Duket që arti aq i bukur i baletit ka shumë kosto për personat që e ushtrojnë.

Tags : albi nakosemuretendina te demtuara
loading...