close
Breaking NewsLajme

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, pas Miriamit urim të veçantë i bën dhe vjehrri

Alban-Skënderaj-vjehrri

Sot është ditëlindja e një prej artistëve më të mirë që ne kemi, Alban Skënderajt. Albani është një nga ata këngëtarë që kulmin e suksesit e arriti herët. Por e veçanta e tij është se si kulmi i dy çmimeve të para radhazi në “Top Fest”, ai pati dhe shumë të tjerë e vazhdon të ketë edhe tani. Veçse artist i kompletuar, Skënderaj është edhe baba e bashkëshort i lumtur. Mes qindra urimesh për Albanin sot, më herët veçuam atë të Miriamit, gjysmës së tij më të mirë. Por më vonë edhe një tjetër urim spikati. Me fjalë zemre e uroi kantautorin edhe vjehrri i tij Agim Cani. “Alban sot ke ditëlindjen. Fat që të kam njohur, lumturi që je pjesë e jetës sime. Të jetosh e të gëzosh. Me zemrën dhe zërin që ke, ke rrëmbyer shpirtrat tanë… Gëzuar Alban”, ka shkruar ai./ revistawho.com

loading...