close
Breaking NewsLajme

AKU kontroll në restorante, bllokon salçiçe me Salmonelë

1476531524salcice

Një sasi salçiçesh me prezencë Salmonele janë ndaluar në një restorant në Tiranë, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU bën të ditur se salçiçet prodhoheshin nga vetë restoranti. Informacioni është marrë nga sistemi i kontrollit që përcaktohet në ligjin për sigurinë ushqimore, se kishte prezenc Salmonele. Menjëherë inspektorët e AKU-ës kanë shkuar pranë restorantit dhe kanë marrë mostrat përkatëse. Nga analizat e kryera në labëratorët e ISUV, është konfirmuar se salçiçet që subjekti i prodhonte vet dhe i tregtonte në restorantin e tij, kishin prezenc Salomenele. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë menjëherë bllokimin e repartit të përpunimit të mishin për këtë subjekt. Ndërkohë është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të Salmonelës. Gjithashtu për shkak të nxjerrjes në treg të ushqimit të pasigurt, u mor masa gjobë 300.000 lekë ndaj këtij subjekti.

Tags : restorantsalcicesalmonele
loading...