• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aktorja shqiptare: Nuk bëhem pjesë e spektakleve të humorit, televizioni është mall konsumi

Laura Nezha nga publiku shqiptar është njohur në dy dimensione si këngëtare dhe si aktore. Më së shumti Laura është e angazhuar në teatër, sidomos këto vitet e fundit. Së fundmi ajo është e përfshirë në shfaqjen teatrale “Darka e Lamtumirës” së bashku me dy aktorët e njohur të humorit, Gaz Paja dhe Visjan Ukcenaj.

Rezultate imazhesh për darka e lamtumires

Për të folur në lidhje me këtë projekt dhe karrierën e saj, Laura ishte e ftuar në emisionin radiofonik “Chaud Patate”. E pyetur nëse aktorja do të bëhet ndonjëherë pjesë e spektakleve të humorit, Laura ka thënë: “Ndoshta, ndoshta unë mendoj se kam nevojë të shprehem mirfilltazi dhe dua të them që televizioni është mall konsumi. Pa dashur të gjykoj, sepse secili bën zgjedhjet e veta, por mua më tremb kjo gjë. Më tremb komercializmi i tepruar dhe fakti që do të jem javë për jave, çfarë do të prodhoj unë. Kjo më alarmon dhe më duket sikur do më dëmtonte.” /revistawho.com

CLOSE
CLOSE