Filmi indian “Padmavati” ka sjellë një reagim shumë të ashpër në grupet ekstremiste hindu të Indisë. Kjo pasi aktorja Deepika Padukone në këtë film luan rolin e një mbretëreshe hindu që bie në dashuri me një mbret mysliman.
Një nga politikanët e partisë qeverisëse të Indisë ka vendosur 1 milion paund shpërblim për këdo që sjell kokën e Deepika Padukones dhe regjisorit të filmit, Sanjay Leela Bhansali.
Pas këtyre kërcënimeve ditën e sotme aktorja ka reaguar me anë të një deklarate për “Mumbai Mirror”. “Si një grua, si një artiste, si një qytetare ndihem e nevrikosur. Por jo e frikësuar. Frikën s’e kam njohur kurrë”, është shprehur Deepika.
31-vjeçarja është një nga aktoret më të mira indiane dhe ndër më të paguarat. Në 2015-ën ajo është shpallur “Femra më e bukur indiane”./Xing.al