Ajo fshiu të gjitha fotot në Instagram, ndryshoi bio-n duke shkruar “Alaikum salam” dhe të gjithë po flasin se aktorja është konvertuar në myslimane. “Jam shumë e lumtur që gjete islamin. Allahu të udhëzoftë. Mirëseerdhe në islam”, -i shkruan një fanse në Twitter aktores. Bëhet fjalë për Lindsay Lohan, e cila nuk ka deklaruar se është konvertuar në myslimane, por lajmi u përhap që në 2015 kur ajo u fotografua me librin e Kuranit në dorë dhe ditën e djeshme aktorja fshiu të gjitha fotot në Instagram dhe në bio shkruajti “Alaikum salam”. Të gjithë myslimanët në Twitter i kanë uruar mirëseardhjen aktores. Lindsay është shfaqur edhe disa herë në publik me shami në kokë duke vërtetuar në këtë mënyrë konvertimin e saj në myslimane./revistawho.com