close
Breaking NewsLajme

Aktorja guxon: Skena nudo edhe me gjoks të varur, sepse të gjithë e bëjmë lakuriq

auto_fifty-shades-of-grey1484333918

“50 hije më të errëta” del shumë shpejt në kinema, dhe kjo do të thotë padyshim skena shumë, shumë seksi.  Një burrë me një supertrup si Jamie Dornan në rolin e Christian Grey-t dhe sensualiteti i Ana-s mishëruar tek Dakota Johnson e kanë joshur publikun vetëm nga trailer-at e publikuar, imagjinoni ç’do të ndodhë pasi të shohin filmin.

 Në këtë pritje plot padurim nga fansat e “50 hijeve të Greit”, “Vogue” zgjodhi protagonisten Dakota Johnson për kopertinën e muajit shkurt. Aktorja foli hapur për skenat e seksit, aq të nxehta sa vështirë t’i gjesh në ndonjë film tjetër, madje u tregua e gatshme të realizojë skena nudo edhe pas mbarimit të “50 hijeve”, edhe pasi gjoksi i saj të mos jetë në formën që ka tani.

Dakota Johnson tha se është pro xhirimit të skenave nudo edhe nëse gjoksi i saj do të jetë i varur, sepse të gjithë jemi nudo kur kryejmë marrëdhënie, dhe në filma nuk ka pse të jetë ndryshe.

“A do të ndaloj së bëri skena nudo kur gjoksi të fillojë të më varet? Nuk e di. Ndoshta kam një mendim më europian lidhur me këtë. Nuk më pëlqen t’i shikoj aktorët të veshur me sutjena dhe të brendshme në skenat e seksit. Të tregohemi të sinqertë. Njerëzit rrinë lakuriq kur pallohen.”

Në kinemanë europiane imazhet mbi rrezikun konsiderohen të jenë më realiste sesa në atë Hollywood-iane. E megjithatë Dakota beson se ky koncept duhet integruar edhe në Amerikë, ku filma si “9 javë e gjysmë” shfaqin aktorë tmerrësisht joshës si Kim Basinger, ndërsa shumë njerëz përjetojnë frustrim në shtrat ku u duhet të zhvishen me gjithë papërsosmërinë e trupit./Anabel/.

Tags : Dakota Johnson
loading...