Aktorja flet për betejën e saj me sëmundjen prej 11 vjetësh

amand

Amanda Seyfried ka folur hapur për betejën e saj të gjatë me sëmundjen mendore “Obsessive Compulsive Order”, e cila i shkakton stres dhe ankth.

“Jam duke përdorur “Lexapro” (ilaç kundër ankthit) momentalisht dhe nuk do të heq kurrë dorë prej tij”, ka thënë aktorja 30-vjeçare në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Allure”.

“Kam 11 vite që e përdor rregullisht, që kur isha 19-vjeçe. Përdor dozën më të ulët tashmë por nuk do të heq kurrë dorë prej tij. Nuk di nëse është e dëmshëm apo jo, por nuk kam ndërmend të rrezikoj”, shton Seyfried.

Amanda, e cila sapo është fejuar me aktorin Thomas Sadoski, ka thënë se sëmundjet mendore duhet të merren po aq seriozisht sa edhe sëmundjet fizike.

“Ju nuk e vini re sëmundjen mendore pasi nuk është një gjendër apo kist por është aty, brenda në tru. Kisha një ankth të tmerrshëm dhe mendoja se kisha tumor në tru”, kujton aktorja. “Bëra një kontroll tek neurolgu dhe ai më drejtoi tek një psikiatër”.

Aktroja ka shtuar më tej se me kalimin e viteve, pjesa më e madhe e mendimeve të këqija dhe ankthet janë zhdukur.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password