Një ditë pasi erdhi në jetë djali i parë i aktores së njohur të Portokallisë, në një lidhje direkte nga materniteti Mbretëresha Geraldinë për Pasdite në Top Channel, Delinda Zhupa rrëfen ndjesitë e para si nënë. Pas një lindjeje me operacion cezarian, sot, një ditë pasi solli në jetë të birin, Delinda tregon se e ka marrë veten shpejt. Duke falënderuar të gjithë ekipin mjekësor që është kujdesur për të dhe për të voglin në orët e para, ajo inkurajon të gjitha femrat që duan të bëhen nëna. Pyetjes si ndihet në këto orë të para pas mezipritjes për të pasur në krahë foshnjën, ajo tregon se sot e ka shijuar më shumë të birin, meqenëse dje ishte edhe pak më e lodhur nga operacioni: “Jam shumë mirë, mezi e kisha pritur këtë moment. Gjëja e parë që kisha ishte meraku që djali të ishte mirë dhe, kur më thanë mjekët se kam lindur një djalë të shëndetshëm dhe bukurosh, nuk kishte lumturi më të madhe”, – tha ajo për “Pasdite”.Gjithashtu, aktorja zbuloi edhe emrin unik, të cilin ajo dhe Eldo, bashkëshorti i saj, kishin vendosur prej disa muajsh: “Që kur morëm vesh gjininë, filluam të kërkonim për emrin që do të kishte. Midis tre emrave, vendosëm ta quajmë Desantin. Deri në ditët e fundit të shtatzënisë, unë i thërrisja Desantin…”
Edhe babi Eldo është shumë i lumtur në orët e para si baba, madje ka filluar të regjistrojë pothuaj ҫdo moment të parë me të birin, “ҫunin garip” që ka filluar ta quajë. Vetëm pas një jave, trupa e Portokallisë do të fillojë sezonin e ri dhe Delinda, sipas llogarive që ka bërë, tha se do t’i bashkohet trupës shumë shpejt.
Marrë nga Class